Kalo te përmbajtja

Politika e Privatësisë

Përditësuar më 1 gusht 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledhim përmes PlanBiznesi.com, pse i mbledhim dhe si i mbrojmë. Duke përdorur platformën, ju pranoni praktikat e përshkruara më poshtë.

Ne mbledhim vetëm të dhënat që na duhen realisht për të ofruar shërbimin dhe nuk i shesim ato palëve të treta.

Të dhënat që mbledhim

  • Emri dhe adresa e emailit, kur abonoheni në newsletter ose kërkoni një material falas.
  • Emri, emaili, telefoni, vendi dhe përmbajtja e mesazhit, kur plotësoni formularin e kontaktit.
  • Përgjigjet që jepni në gjeneratorin e planit të biznesit, nëse zgjidhni ta ruani planin.
  • Të dhëna teknike të përgjithshme vizite, si faqja e vizituar, burimi i trafikut, lloji i pajisjes dhe vendi, të mbledhura në formë të përmbledhur dhe pa cookies gjurmuese.

Pse i përdorim

  • Për t’ju dërguar materialet dhe njoftimet që keni kërkuar.
  • Për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja për shërbime.
  • Për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionalitetin e platformës.
  • Për të përmbushur detyrime ligjore, kur zbatohen.

Baza ligjore

Përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj për komunikimet e marketingut, në interesin tonë legjitim për të përmirësuar shërbimin dhe në ekzekutimin e marrëdhënies kontraktuale kur porositni një shërbim.

Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen në infrastrukturë të mbrojtur, me akses të kufizuar vetëm te personat që kanë nevojë për to. Fjalëkalimet dhe vlerat e ndjeshme ruhen të enkriptuara.

Të dhënat e newsletter-it ruhen derisa të çabonoheni. Kërkesat e kontaktit ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përfunduar shërbimin dhe për detyrimet përkatëse ligjore.

Të drejtat tuaja

  • Të kërkoni akses te të dhënat që kemi për ju.
  • Të kërkoni korrigjim ose fshirje të tyre.
  • Të tërhiqni pëlqimin dhe të çaboheni në çdo moment.
  • Të kundërshtoni përpunimin ose të kërkoni kufizimin e tij.

Palët e treta

Përdorim ofrues shërbimesh teknike për hostim, dërgim emailesh dhe statistika vizitash. Këta ofrues i përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona. Nuk shesim dhe nuk shkëmbejmë të dhëna personale për qëllime marketingu të palëve të treta.

Ndryshimet

Kjo politikë mund të përditësohet. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes. Ndryshimet thelbësore do të njoftohen përmes platformës ose me email.

Për çdo pyetje lidhur me këtë dokument, na shkruani në kontakt@planbiznesi.com.

Made with Modulify